Categories: Qendrore

Zëdhënësi i PDK-së: Krerët e VV-së ideologët e grupit terrorist “Syri i Popullit”

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka thënë se Albin Kurti dhe Glauk Konjufca janë ideologë të organizatës “Syri i Popullit”.

Bytyçi ka bërë një postim në Facebook, ku është shprehur se grupi kishte synim vrasjen e krerëve të shtetit.

Postimi i plotë i Avni Bytyçit:

Lëvizja Vetëvendosje jo vetëm se nuk u distancua nga veprimtaria e grupit terrorist “Syri i Popullit”, por sot e mori në mbrojtje dhe konfirmoi atë që dihej – se ajo e krijoi, e frymëzoi dhe e shtyri këtë grup të eliminojë me vrasje kundërshtarët politikë, duke filluar nga PresidentiHashim Thaçi, Kryeministri Isa Mustafa dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli.

Ideatorët kryesorë politikë e ideologjikë të këtij grupi janë Albin Kurti dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca. Madje, Konjufca, pos lidhjeve partiake, ka edhe lidhje familjare me njërin prej të dënuarve, Sadri Ramabaja. Me të njëjtën logjikë si “Syri i Popullit”, bashkëshorti i Albulena Haxhiut, e propozuara e VV-së për Ministre të Drejtësisë, kishte ftuar publikisht për vrasjen e ish Kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Fatkeqësisht, kur sot qytetarët prisnin nga VV distancim e kërkim falje nga kjo ieologji, ndodhi e kundërta – ata mbrojtën zyrtarisht këtë organizatë terroriste. Është shqetësuese kur një parti që synon ta qeverisë vendin, madje, mbron anëtarët e organizatës terroriste “Syri i Popullit”, edhe pasi ata u dënuan. Sidoqoftë, Vetëvendosje le ta bëjë sa më parë Qeverinë dhe institucionet le të jenë sa më shpejt funksionale. Ne mezi presim t’ia nisim opozitarizmit dhe VV-në ta përballim me këtë temë, si dhe me shumë tema të tjera.

Redaksia

Recent Posts

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

20 hours ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

20 hours ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

2 days ago

Skenderaj/Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në mesditë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe…

2 days ago

Skenderaj, kjo është lista e 18 mësimdhënësve të rinjë që u pranuan (DOKUMENT)

Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj ka shpallur rezultatet për plotsëimin e vëndeve të lira…

3 days ago

Publikohet dokumenti i plotë i përbashkët i Kosovës dhe SHBA-së

Sot në Prishtinë është arritur një marrvëeshje në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Kosova dhe…

3 days ago