Moderatoren Xhemi Shehu prej vitesh jemi mësuar ta shohim bjonde, por mesa duket erdhi koha për ndryshim.

Pak më parë, Xhemi ka ndarë një foto në Instagramin e saj ku shfaqet me flokët ngjyrë gështenjë dhe duket kaq natyrale.

Komentet në foto janë të shumta dhe miqtë e kanë mirëpritur ndryshimin e saj.

E teksa në foto buzëqesh, Xhemi me siguri po mbush zemrën plot nga komplimentat.

Po ju, si ju pëlqen më shumë moderatorja?!