Categories: Qendrore

Vuçiq i përgjigjet Isa Mustafës: S’po krijojmë Jugosllavi të re

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka thënë se me Ramën dhe Zaevin nuk janë duke e krijuar Jugosllavinë e re, kjo si kundërpërgjigje ndaj liderit të LDK’së, Isa Mustafa

Vuçiq në konferencën për shtyp pas takimit në Ohër me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama, tha se nisma për bashkëpunimit rajonal nuk nënkupton formimin e një Jugosllavi të re, por më tepër siç tha ai është një proces që mundëson cilësi dhe jetë më të mirë për qytetarët e të gjithë vendeve.

“Unë e shoh që Rama është nën presion… Edhe mua gjatë zgjedhjeve, opozita e brendshme më akuzoi se po ndërtoj rrugë drejt Prishtinës, se po ndërtoj rrugë drejt Shqipërisë së Madhe, por ata prapë morën 11 herë më pak vota se unë. Nuk e di, ndoshta dikush do ta shkatërrojë këtë iniciativë, por kjo përfundimisht sjellë një jetë më të mirë për njerëzit dhe kompanitë tona. Këtu nuk ka krijim të një Jugosllavi të re”- tha mes tjerash Vuçiq.

Ai mes tjerash pohoi se lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave midis vendeve do të kursej para dhe kohë për të gjithë qytetarët.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Mustafa deklaroi se ideja e Mini-Shengenit nuk është asgjë, veçse krijim i Jugosllavisë së re me Shqipërinë pjesë të saj.

Redaksia

Recent Posts

Komuna e Skenderajt shpall konkurs për 11 mësimdhënës (Dokument)

Drejtoria për Arsim në Komunën e Skenderajt ka hapur konkurs për punësimin e 1 mësimdhënësve…

4 hours ago

Skenderaj/Covid19: Ky është numri i përgjithshëm i të infektuarve

27 raste në komunën e Skenderajt janë aktivë me Covid19, që prej se u shfaqen…

5 hours ago

Skenderaj/Komuna “hapë” kuletën

Saktësisht 3 milionë e 872 mijë e 998 euro janë planifikuar të investohen në projekte…

11 hours ago

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

2 days ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

2 days ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

3 days ago