Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) është duke hetuar rastin e vrasjes liderit të vrarë serb Oliver Ivanoviq.

Me autorizim të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës publikon  fotografitë e dy personave të dyshuar për rastin ‘vrasje’ të datës 16/01/2018 në Mitrovicën Veriut.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion  për personat  e  dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës  përmes numrit konfidencial të telefonit 080019999, adresën elektronike info@kosovopolice.com ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.

Publikimi i këtyre fotografive  bëhet me qëllim të identifikimit nga ana e qytetarëve, të cilët mund të na ndihmojnë rreth identitetit të këtyre personave të dyshuar.