Categories: Qendrore

Osmani thotë se LDK s”ka plan B, bën thirrje që VV ta mendojë propozimin

Vjosa Osmani, ka folur për mundësinë e koalicionit me VV.

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se janë të interesuar për të kontribuar në arritjen e një marrëveshjeje bashkëqeverisëse me Vetëvendosjen.

”Në kryesi të LDK-së dje është përcaktuar qartë dhe unanimisht që LDK negocion vetëm me Vetëvendosjen për një qeveri të ardhshme siç kemi bërë deri tani dhe askush nuk ka propozuar apo përkrahur opsione të tjera”.
”Është e qartë se në asnjë mënyrë nuk kemi ndonjë opsion B, kemi dalë para qytetarëve me një opsion dhe ky është i vetmi për të cilin ne punojmë. Pra nuk ka pasur ndonjë kundërshtim dje në kryesi dhe në të njëjtën kohë nuk besoj që diçka e tillë do të ishte e mirë për vendin jo vetëm për gabimet e qeverisë së kaluara nga partitë e PAN-it por për shkak edhe se iu kemi dhënë fjalën qytetarëve dhe është e rëndësishme ta mbajmë”.

A kanë diskutuar në mbledhjen e Kryesisë lidhur me heqjen dorë nga posti i Kryeparlamentarit?

”Kemi diskutuar shumë gjëra dhe konkludimi i përbashkët ka qenë që ne jemi të interesuar që në një periudhë sa më të shkurtër kohore të arrijmë marrëveshjen me Vetëvendosjen”.

”Secili anëtarë e ka shprehur vullnetin e plotë të kontribuojë në këtë drejtim që të eliminohen keqkuptimet të cilat janë krijuar deri më tani dhe siç e kam theksuar edhe më herët këto pakë ditë kanë mbetur duhet të shfrytëzohen nga të dyja palët [LDK e VV] në mënyrë që të lihen anash fajësimet sepse duhet të kihet parasysh krijimi i një qeverie në përputhje me vullnetin qytetar që do të fillojë sa më shpejt të merret me problemet e qytetarëve”.

”Ne jemi të interesuar t’i kthehemi tavolinës së diskutimeve dhe natyrisht që propozimet që tani ka bërë LDK, të gjitha kanë qenë me synim arritjen e marrëveshjes, përfshirë dhe atë të fundit që synim e kanë tejkalimin e problemeve e VV duhet ta shoh si të tillë si një mundësi për ecjen përpara në mënyrë që të kemi Qeverinë sa më shpejt. Të tjera do të diskutohen në tavolinën e negociatave në momentin që do të kemi takimin e parë kurdo që është ai”.

Redaksia

Recent Posts

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

21 hours ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

21 hours ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

2 days ago

Skenderaj/Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në mesditë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe…

2 days ago

Skenderaj, kjo është lista e 18 mësimdhënësve të rinjë që u pranuan (DOKUMENT)

Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj ka shpallur rezultatet për plotsëimin e vëndeve të lira…

3 days ago

Publikohet dokumenti i plotë i përbashkët i Kosovës dhe SHBA-së

Sot në Prishtinë është arritur një marrvëeshje në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Kosova dhe…

3 days ago