Categories: Qendrore

Osmani takohet me zyrtarë të parlamentit evropianë në Bruksel

Nënkryetarja e LDK-së, Dr. Vjosa Osmani ka zhvilluar vizitë zyrtare në Bruksel me ftesë të Komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn. Përvec takimit me Komisionerin Hahn ajo ka zhvilluar takime edhe në Parlamentin Evropian, ku u prit nga Zv. Presidenti i Parlamentit. Z.Wieland, Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, z. David Mccallister, euro-deputetët Lucas Mandl dhe Andrew Kovachev si dhe Sekretari për Marredhënie me Jashtë në EPP, Patrick Voller. Nënkryetarja Osmani ka zhvilluar takime edhe në EEAS (Shërbimin e Jashtëm të BE-së) ku u pritë nga Sekretarja e Përgjithshme Helga Schmidt dhe nga Drejtoresha për Evropë në EEAS Angelina Eichhorst.

Në këto takime, Nënkryetarja Osmani ka diskutuar lidhur me zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë, të arriturat dhe sfidat gjatë këtij procesi si dhe diskutimet aktuale rreth formimit të Qeverisë së re. Gjatë takimeve u trajtua tema e dialogut Kosovë-Serbi, përpjekjet e Kosovës për fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar si dhe reformat e nevojshme për proceset integruese për Republikën e Kosovës. Ajo ka ritheksuar se liberalizimi i vizave ka mbetur zotim i papërmbushur i BE-së karshi qytetarëve të Kosovës.

Redaksia

Recent Posts

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

5 hours ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

5 hours ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

1 day ago

Skenderaj/Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në mesditë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe…

1 day ago

Skenderaj, kjo është lista e 18 mësimdhënësve të rinjë që u pranuan (DOKUMENT)

Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj ka shpallur rezultatet për plotsëimin e vëndeve të lira…

2 days ago

Publikohet dokumenti i plotë i përbashkët i Kosovës dhe SHBA-së

Sot në Prishtinë është arritur një marrvëeshje në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Kosova dhe…

2 days ago