Categories: Qendrore

Tregon Mustafa se a u dakorduan edhe për presidentin Kurti e Mustafa?

Pas takimit të liderëve të LDK-së dhe VV-së, Isa Mustafa e Albin Kurti, nuk pati prononcim për media.

Lëvizja Vetëvendosje e theu heshtjen përmes një postimi në Facebook ku bënë të ditur për çfarë u diskutua në takim dhe për marrëveshjen e arritur plotësisht.

Në anën tjetër, lajmi.net ka kontaktuar edhe me Zyrën për Informim të Lidhjes Demokratike të Kosovës për t’i pyetur nëse pjesë e marrëveshjes ka qenë edhe posti i Presidentit.

Shefi për Informim në LDK, Besian Mustafa është shprehur se nuk e di nëse është diskutuar edhe për postin e presidentit, por është evidente se është arritur marrëveshje në parim.

“Të them të drejtën nuk e di nëse është diskutuar, por jemi pajtuar në parim për programin qeverisës, jemi pajtuar për 12 ministri dhe të hënën në orën 13:00 takohemi prap për ta mbyllur me gjasë marrëveshjen”, tha Mustafa.

Redaksia

Recent Posts

Komuna e Skenderajt shpall konkurs për 11 mësimdhënës (Dokument)

Drejtoria për Arsim në Komunën e Skenderajt ka hapur konkurs për punësimin e 1 mësimdhënësve…

5 hours ago

Skenderaj/Covid19: Ky është numri i përgjithshëm i të infektuarve

27 raste në komunën e Skenderajt janë aktivë me Covid19, që prej se u shfaqen…

5 hours ago

Skenderaj/Komuna “hapë” kuletën

Saktësisht 3 milionë e 872 mijë e 998 euro janë planifikuar të investohen në projekte…

11 hours ago

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

2 days ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

2 days ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

3 days ago