Ousmane Dembélé nuk është përfshirë në listën e të thirrurve për ndeshjen e së nesërmes të Barcelonës kundër Levante në qytetin e Valèncias. Sulmuesi francez e ka kryer pezullimin prej dy ndeshjesh, por trajneri e ka lënë atë në Barcelonë për arsye teknike.

Lista e plotë përbërë nga: Ter Stegen, Semedo, Piqué, Rakitic, Sergio Busquets, Todibo, Arthur, Luis Suarez, Messi, Neto, Lenglet, Griezmann, Alba, Sergi Roberto, De Jong, Arturo Vidal, Junior Firpo, Carles Pérez dhe Ansu Fati.

Nuk është grumbulluar as Umtiti, pavarësisht se është stërvitur me grupin. Kthehen në dispozicion të trajnerit Valverde Arthur dhe Junior Firpo. Carles Aleñá dhe Wague janë akoma jashtë.

Dembélé po zhvillon një fillim sezone me shumë luahatje. Nuk ka vazhdimësi, pasi është dëmtuar shpesh, është pezulluar dhe tani nuk grumbullohet për arsye teknike. Futbollisti francez ka luajtur në pesë takime dhe në vetëm dy raste ka qenë titullar.