Thellohet bilanci i tragjedisë së tërmetit, shkon në 22 numri i viktimave

Tashmë numri i viktimave ka arritur në 22 persona. Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë angazhimin e tyre dhe trupi i fundit i pajetë është nxjerrë nga Lagja 18 në Durrës.

Përpos viktimave të konfirmuara deri më tani, ka edhe qindra persona të lënduar dhe shumë banorë të cilët ndodhen nën rrënoja për të cilët nuk dihen nëse po arrijnë të mbijetojnë apo jo.