Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se beson shumë që marrëveshja Kosovë-Serbi do të arrihet me lidershipin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Ai ka folur kështu pas takimit me ambasadorin e SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell.

“Roli i SHBA-së është shumë i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm në dialogun me Serbinë. Kam bindjen që me administratën e presidentit Trump ne do të arrijmë marrëveshjen me Serbinë. Me lidershipin e presidentit Trump do t’ia arrijmë”, ka thënë Thaçi. “Edhe një herë dëshiroj ta falenderoj ambasadorin Grenell për viztën në Kosovë, dëshrioj ta falenderoj për marrëveshjen që e kemi arritur për linjën ajrore”.