Categories: Kuriozitete

Talenti i Leverkusenit “i shkel syrin” Barçës: Më përshtatet loja e tyre

Është vetëm 20 vjeç, por sapo ka nisur sezonin e tij të katërt si profesionist me Bayer Leverkusen, skuadër me të cilën numëron plot 118 takime dhe 31 gola të shënuar, shifra këto që kanë impresionuar klubet më të mëdha europiane.

Bëhet fjalë për talentin gjerman Kai Havertz, që ka zgjuar interesin e shumë klubeve, duke filluar që nga gjigantët bavarezë të Bayern Munchen, e për të vijuar me Juventusin, Realin e Madridit e Barcelonën.

Pikërisht këta të fundit duket se janë edhe preferenca e parë e 20-vjeçarit, që në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Champions Leagues me Atletico Madrid, ka pranuar se loja e katalanëve i përshtatet shumë cilësive të tij.

“Të ardhmen time e lidhin me Bayernin, sepse zakonisht futbollistët që spikatin në Bundesligë, transferohen atje, por të shohim se ku do luaj sezonin tjetër. Më pëlqen shumë loja e Barcelonës, pasi i përshtatet cilësive të mia”, tha fantazisti gjerman.

Redaksia

Recent Posts

Komuna e Skenderajt shpall konkurs për 11 mësimdhënës (Dokument)

Drejtoria për Arsim në Komunën e Skenderajt ka hapur konkurs për punësimin e 1 mësimdhënësve…

5 hours ago

Skenderaj/Covid19: Ky është numri i përgjithshëm i të infektuarve

27 raste në komunën e Skenderajt janë aktivë me Covid19, që prej se u shfaqen…

5 hours ago

Skenderaj/Komuna “hapë” kuletën

Saktësisht 3 milionë e 872 mijë e 998 euro janë planifikuar të investohen në projekte…

11 hours ago

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

2 days ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

2 days ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

3 days ago