Sot në Qendrën Mediale në Çagllavicë, do të mbahet debati publik me temën “Demarkimi, korrektimi i kufijve dhe zgjidhjet tjera alternative të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës`.

Panelistë në debat do të jenë: Goran Avramovic, kryeredaktori i RTV, Riza Smaka – profesor i të Drejtës Kushtetuese, Miodrag Miliçeviq, drejtor i OJQ-së Aktiv në Mitrovicën e Veriut Nexhmedin Spahiu, analist.