Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në mesditë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë e Postës dhe Telekomit të Kosovës, raporton Rajoni.net

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Skenderaj-Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Klinë e Mesme. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes, kanë treguar se aksidenti ka rezultuar me lëndime trupore të rënda, veçmas të motoçiklistit, ndonëse nuk dihet ende shkalla e dëmtimeve trupore.

Në ndihmë u ka dal menjëherë autoambulanca e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, e cila i ka bërë transportin e të lënduarve, për t’u dhënë ndihmën e parë./Rajoni.net/