27 raste në komunën e Skenderajt janë aktivë me Covid19, që prej se u shfaqen rastet e para në Kosovë, në muajin mars të këtij viti, shkruan Rajoni.

Sipas informatave të Zyrës për Informim të Komunës së Skenderajt, deri më tani janë regjistruar 276 raste të prekura me Covid19, prej të cilëve janë shëruar 234 pacientë, dhe vetëm 27 mbesin aktivë.

Në këtë kuadër, Rajoni merr vesh jozyrtarisht se numri i të vdekurve nga infeksioni ështe 15.