Categories: Qendrore

Shoqëria civile kundërshton emërimin e noterëve të rinj

Organizatat e shoqërisë civile vazhdonjë të kundërshtojnë emërimin e noterëve të rinj nga ana e ministrit në largim të Drejtësisë Abelard Tahiri.

Ato i janë drejtuar me një letër publike komunitetit ndërkombëtar, me ç’rast kanë vlerësuar se Ministria e Drejtësisë ka udhëhequr një proces jashtëzakonisht të dyshimtë në përzgjedhjen e noterëve të rinj, duke mos respektuar standardet miniminale të transparencës.

“Lista e kandidatëve të përzgjedhur përbëhet në masë të madhe nga familjarë dhe njerëz të ndërlidhur me Partinë Demokratike të Kosovës dhe me disa nga anëtarët e Komisionit për Dhënien e Provimit për Noterinë, si dhe nga njerëz që nuk i kanë plotësuar as kushtet formale. Procedura e përzgjedhjes së noterëve të rinj është zhvilluar edhe gjatë kohës kur ministria nuk kishte legjitimitet për të zhvilluar një proces të tillë për shkak të rënies së qeverisë” thuhet në reagim.

Tutje në letër thuhet se Tahiri po tenton t’i emërojë 30 noterë nga e njëjta listë e kandidatëve të përzgjedhur në procedurë të dyshimtë.

“Ne kërkojmë nga ju të nderuar ambsadorë që të vazhdoni të na mbështesni në kundërshtimin e fuqishëm të emërimit të noterëve të rinj. Ne ju ftojmë që premtimin e z. Tahiri se do të emërojë njerëz të kualifikuar të mos e merrni parasysh. Kërkesën tonë e bazojmë në faktin se ne kemi kundërshtuar procedurën e përzgjedhjes së noterëve dhe jo kandidatë të caktuar. Prandaj, asnjë noter nuk duhet të emërohet nga lista e kandidatëve aktualë të përzgjedhur përmes një procedure jashtëzakonisht të dyshimtë”.

Organizatat e shoqërisë civile kanë kërkuar mbështetje në kundërshtimin e tyre të këtij procesi, si dhe kanë kërkuar nga ndërkombëtarët të kenë rol proaktiv në përzgjedhjen e noterëve nga qeveria e re.

Organizatat që kanë drejtuar këtë letër publike janë si më poshtë

Instituti EPIK
Lëvizja FOL
Lëvizja Çohu
Demokraci Plus
Demokraci për Zhvillim
Grupi për Studime Juridike dhe Politike
Instituti Demokratik i Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi
Iniciativa për Progres
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile
Instituti Columbus

Redaksia

Recent Posts

Komuna e Skenderajt shpall konkurs për 11 mësimdhënës (Dokument)

Drejtoria për Arsim në Komunën e Skenderajt ka hapur konkurs për punësimin e 1 mësimdhënësve…

1 day ago

Skenderaj/Covid19: Ky është numri i përgjithshëm i të infektuarve

27 raste në komunën e Skenderajt janë aktivë me Covid19, që prej se u shfaqen…

1 day ago

Skenderaj/Komuna “hapë” kuletën

Saktësisht 3 milionë e 872 mijë e 998 euro janë planifikuar të investohen në projekte…

2 days ago

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

3 days ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

3 days ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

4 days ago