E ardhmja e Shkodran Mustafit mund të jetë larg nga Arsenali.

Hipoteza konfirmohet nga babai i tij, Kujtim Mustafi, i cili për “Transfermarkt” tha se një ofertë joshëse nga Gjermania mund ta largojë nga Londra.

“Nëse arrin ndonjë ofertë joshëse, do ta konsiderojmë. Ai kurrë nuk ka luajtur në Gjermani (vetëm në ekipin e të rinjve në Hamburg), mund të jetë një opsion,” tha shkurtimisht Mustafi.

Qendërmbrojtësi nuk po kalon një moment të mirë në “Emirates Stadium” dhe largimi shihet si zgjidhja e duhur për karrierën e tij. Milan, Inter dhe Valencia kanë shfaqur interes për 27-vjeçarin, por ende nuk ka një ofertë konkrete drejt tij.