Hibridet e para të derrit dhe majmunëve u krijuan në Kinë, por nuk kanë mbijetuar për më shumë se shtatë ditë, sipas shkencëtarëve atje.

“Kjo është hera e parë që majmunët dhe derrat janë krijuar me sukses,” tha Tang Hai nga Laboratori Shtetëror i qelizave dhe biologjisë riprodhuese të Pekinit.

Shkencëtarët thonë se ata e bënë këtë për të gjetur një mënyrë për të rritur organet njerëzore te kafshët, në mënyrë që të mund të transplantohen.

Këto krijesa, derra që kishin materialin gjenetik të majmunëve makaku në zemër, mëlçi, shpretkë, mushkëri dhe lëkurë, ishin “normale” pas lindjes. Embrione derri pesëditore u injektuan me qeliza burimore majmuni që përmbajnë një proteinë fluoreshente, kështu që studiuesit mund të shohin se ku qelizat përfunduan në trup.

Ende nuk dihet pse vdiqën krijesat, por shkencëtarët thonë se tetë derra të tjerë nga i njëjti fetus, të cilët nuk kishin qeliza majmunësh, ngordhën dhe besojnë se problemi është në procesin e fekondimit.

Neurologu Douglas Munoz nga Universiteti i Queen’s në Kingston (Kanada) tha që eksperimente të tilla e frikësojnë atë.

“Fakti që ne filluam të manipulojmë funksionet e jetës në këtë mënyrë pa e ditur plotësisht se si ta fikim ose ndalojmë atë nëse diçka nuk shkon me të vërtetë më tremb,” tha ai.

Por Kina nuk ka ndërmend të ndalojë. Në korrik, ata sugjeruan se do të krijonin majmunë me një tru “njerëzor”, në mënyrë që të studiojnë më mirë sëmundje të tilla si Alzheimer.

Ndryshe, shkencëtarët amerikanë kanë bërë një hibrid të njeriut dhe derrit në San Diego dy vjet më parë, por kjo krijesë ka jetuar vetëm 28 ditë.