Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, iu ka shkuar për vizitë strukturës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në selinë qendrore të këtij subjekti në Prishtinë.

Apostolova pas përfundimit të vizitës, është parë nën shoqërimin e nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmani.

‘Ishte një vizitë e rëndomtë që po bëjë në seli të të gjitha partive parlamentare. Nuk kemi ndonjë lajm sa i përket zhvillimeve aktuale”.

”Duam ta shohim Qeverinë sa më shpejt dhe të shohim sa më shpejt zbatimin e agjendës europiane nga liderët kosovarë”.

Këto lëvizje vijnë vetëm disa ditë pas dekretimit nga Presidenca, të Albin Kurtit si mandatar për Kryeministër të Kosovës, ndërsa negociatat mes VV-së e LDK-së ende nuk kanë prodhuar rezultat të marrëveshjes.

Po ashtu edhe sot, në zyret e LDK-së është parë edhe Ambasadorja e Finlandës në Kosovë.