Diplomati suedez Lars-Gunnar Wigemark, ambasadori i deritanishëm i Bashkimit Evropian dhe i Dërguari Special në Bosnje dhe Hercegovinë, nuk priti gjatë për një punë të re.

Në fillim të këtij muaji, Përfaqësuesi i Lartë i Komisionit Evropian për Politikë të Jashtme e emëroi Wigemark për shef të Misionit të EULEX-it në Kosovë. Mandati i Wigemark në Kosovë do të fillojë brenda disa ditësh, më 1 dhjetor të këtij viti dhe do të zgjasë deri më 14 qershor të vitit të ardhshëm, shkruan “Slobodna Bosna” (Bosnja e lirë).

Lars Gunnar Wigemark ishte ambasador i BE në Bosnje dhe Hercegovinë katër vjet dhe mandati i tij sipas vlerësimeve të përgjithshme mund të konsiderohet i pasuksesshëm. Veprimi i fundit i Wigemark më datë 5 gusht të këtij viti, kur nënshkroi një dokument pompoz së bashku me drejtuesit e partive në pushtet në BiH, Milorad Dodik, Bakir Izetbegovic dhe Dragan Çoviq, me të cilin duhej siguruar vendosjen e pushtetit dhjetë muaj pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, la një përdhtypje të keqe në vendin tonë, shkruan Slobodna Bosnia.
Por shumë shpejt, ajo marrëveshje (e njohur si “Dymbëdhjetë parimet për formimin e qeverisë”) dështoi dhe Ambasadori Wigemark u largua nga Bosnja dhe Hercegovina për shkak të përfundimit të mandatit të tij. Pas largimit të tij, u zbulua një aferë e tmerrshme nga jeta e tij private: dy mace të ngrira u gjetën në frigorifer në rezidencën e tij në Sarajevë. Wigemark mohoi gjithçka pas zbulimit të këtij skandali, por argumentet e tij nuk ishin tepër bindëse.

Burime të RTK-së në Bosnje e Hercegovinë theksojnë se Wigermark kishte raporte shumë të mira me ambasadorin rus në Bosnje Hercegovinë.