Categories: Qendrore

Selimi beson se marrëveshja VV-LDK do të arrihet ditëve në vijim

Rexhep Selimi paralajmëron se marrëveshja VV-LDK do të bëhet në ditët në vijim.

Deputeti i VV’së, Rexhep Selimi, ka thënë se është shumë optimist se marrëveshja për krijimin e qeverisë me LDK’në do të ndodhë. Ai thotë se sfidat që janë përballë nuk janë të pakapërcyeshme.

“Ne presim që në ditët në vijim dhe kam besim që kjo do të ndodhë sepse jam i prirë të iu besoj partnerëve tanë të ardhshëm. Siç është qëllimi i joni për të bërë koalicion ashtu është edhe i LDK-së”, ka thënë ai,

Sipas tij, ka pasur sfida duke shtuar se ndryshimi nuk është i lehtë.

Ai thotë se nuk është qëllim final bërja e qeverisë, por bërja e ndryshimit në Kosovë përmes qeverisë.

Selimi thotë se ndryshimi ndryshe nuk bëhet vetëm me Vetëvendosjen dhe LDK-në.

“Ne kemi bashkëpunim edhe me subjekte tjera joshumicë, por nga partitë shqiptare është partneri i vetëm me të cilin mund të bëjmë koalicion. Këtë na ka besuar votuesi, kemi dalë para qytetarëve që të bashkëpunojmë me LDK-në dhe të mos bashkëpunojmë me partitë e PAN-it. Përveç që e kemi detyrë e kemi edhe vullnet bashkëpunimin me ta”, ka thënë ai.

Ai thotë se nuk e ka ndryshuar qëndrimin për LDK-në, duke shtuar se vazhdon të ketë mendimin e njëjtë për ta.

Sipas tij, nëse Vetëvendosje do të bënte koalicion me PAN-in do të jepte dorëheqje ashtu siç u largua nga AAK-ja kur ata bën koalicion me LDK-në.

“Po të ishim në ato rrethana do ta bëja këtë gjë prapë. Unë kam thënë se ai koalicion nuk është primar dhe asgjë nuk do të ndryshonte as sot”, ka thënë ai.

Ai thotë se kur subjekti politik vepron kundër bindjeve të tij, është transparent ta bëjë publike dorëheqjen e tij.

“LDK-ja është një subjekt politik që kemi pasur oponencë dhe me të cilin po mendojmë të kemi një bashkëpunim me ta. Nuk është subjekt më i mirë se Lëvizja Vetëvendosje por nuk kam të drejtë të bëjë krahasime nëse është e mirë apo jo”, ka thënë ai në KTV.

Poashtu, Selimi për marrëveshjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, ka thënë se është vështirë e realizueshme.

Redaksia

Recent Posts

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

6 hours ago

Skenderaj/Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në mesditë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe…

10 hours ago

Skenderaj, kjo është lista e 18 mësimdhënësve të rinjë që u pranuan (DOKUMENT)

Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj ka shpallur rezultatet për plotsëimin e vëndeve të lira…

1 day ago

Publikohet dokumenti i plotë i përbashkët i Kosovës dhe SHBA-së

Sot në Prishtinë është arritur një marrvëeshje në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Kosova dhe…

1 day ago

Ndodh veç në Kosovë/ 2 policë kapen duke vjedhur shtalba tek Liqeni

Sot gjatë ditës, dy zyrtarë policorë janë kapur teksa vjedhin misër në një arë afër…

1 day ago

Fifi një super-femër pas dobësimit, ‘çmend’ me pamjen e fundit

Ndonëse në moshë të re Fifi u bë një kantautore shumë e suksesshme, shkruan ORAinfo.…

1 day ago