Rrafsh 100 herë u vizitua nga avokatet gjatë 4 vjetëve sa qëndroj në paraburgim për kime lufte, Sami Lushtaku.

E për gjithë këto shpenzime, e dëmtim të imazhit, ish-kreu i Skenderajt  i kërkoi shtetit 1.4 milion euro kompensim. Por kërkesa e tij asnjëherë nuk u shqyrtua, pasi Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka cilësuar si gjysmake.

Megjithatë, Lushtaku ka vendosur të shkoj tutje, duke e dërguar lëndën në Gjykatë Themelore në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Avokati i tij, Arianit Koci është i bindur se e drejta është në anën e tyre dhe se gjykata do ta njohë kërkesën e tyre.

E ish-bashkëpartiaku i tij, FatmirLimaj i kërkoi shteti 7 milionë euro, por Komisioni për Kompensim ia ofroj vetëm 7 mijë e 185 euro.