Është rritur bilanci i viktimave nga tërmeti i cili ra dje në mëngjes në orën 03:54. Bëhet me dije se një i plagosur i cili ndodhej në Spitalin e Traumës në Tiranë ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit. Emri i viktimës nuk është bërë publik por dyshohet se është nga të plagosurit e zonës së Thumanës. Me këtë rast nurmi i viktimave ka shkuar në 25. Ndërkohë vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në Durrës dhe Thumanë.