Categories: Qendrore

Rreth 13 mijë vetura me targa te huaja qarkullojnë në Kosovë

Në Kosovë qarkullojnë 12 mijë e 869 vetura me regjistrim të përkohshëm (RP). Automjetet me targa “RP” që qarkullojnë nëpër rrugët e Kosovës, nënkuptojnë “Regjistrim të Përkohshëm”.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës (MPB), i kanë thënë lajmi.net, se në vendin tonë janë gjithsej 12 mijë e 869 vetura me regjistrim të tillë.

“Numri i përgjithshëm i veturave të regjistruar në Kosovë me targa të përkohshme “RP” janë 12869”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Po ashtu, nga kjo ministri kanë bërë të ditur se për këtë regjistrim qytetarët paguajnë 20 euro dhe se kjo vlen për të gjithë ata që janë për qëndrim të përkohshëm në Kosovë.

Sipas MPB-së, qytetarët që i regjistrojnë veturat e tyre me “RP”, janë valide vetëm për një vit dhe janë regjistruar me ligj.

“Në bazë të Udhëzimit Administrativ për Regjistrimin e Mjeteve Nr.07/2019, regjistrimi i përkohshëm është valid një vit”, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme për lajmi.net.

Duke e përllogaritur shumën që duhet të paguajnë qytetarët që marrin këto targa dhe me numrin që është në qarkullim i këtyre automjeteve në vendin tonë, i bije që Ministria e Punëve të Brendshme vetëm nga regjistrimi i këtyre veturave ka arkëtuar buxhetin me 257 mijë e 380 euro.

Redaksia

Recent Posts

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

13 hours ago

Skenderaj/Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në mesditë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe…

17 hours ago

Skenderaj, kjo është lista e 18 mësimdhënësve të rinjë që u pranuan (DOKUMENT)

Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj ka shpallur rezultatet për plotsëimin e vëndeve të lira…

1 day ago

Publikohet dokumenti i plotë i përbashkët i Kosovës dhe SHBA-së

Sot në Prishtinë është arritur një marrvëeshje në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Kosova dhe…

1 day ago

Ndodh veç në Kosovë/ 2 policë kapen duke vjedhur shtalba tek Liqeni

Sot gjatë ditës, dy zyrtarë policorë janë kapur teksa vjedhin misër në një arë afër…

1 day ago

Fifi një super-femër pas dobësimit, ‘çmend’ me pamjen e fundit

Ndonëse në moshë të re Fifi u bë një kantautore shumë e suksesshme, shkruan ORAinfo.…

1 day ago