Cristiano Ronaldo nuk po kalon një moment të mirë në karrierën e tij. Zëvendësimi ndaj Milanit në minutën e 55-të me Paulo Dybalan po krijon polemika të shumta në Itali. Ylli portugez i cili nuk shfaqi pothuajse asgjë nga repertori i tij ndaj kuqezinjëve u largua i irrituar nga fusha duke mos u përshëndentur me asnjë në stolin e Juventusit. Ronaldo shkoi menjëherë në dhomat e zhveshjes, madje iku nga Allianz Stadium, 3 minuta përpara se të përfundonte sfida. Nëse ndaj Lokomotivës së Moskës u zëvendësua në minutën e 81-të për një problem në aduktor i cili vuri në rrezik edhe praninë e portugezit në supersfidën ndaj Milanit, përballë kuqezinjëve CR7 ishte hija e vetvetes, duke treguar se po kalon një moment jo. Në përfundim të ndeshjes trajneri Maurizio Sarri, justifikoi gjithsesi sjelljen e Ronaldos duke e falenderuar që luajti pasi nuk ishte në kushtet optimale ndërkohë dhe se irritimi është normal pasi një lojtar si kërkon të japë gjithmonë maksimumin në fushë, nënvizoi tekniku i Juves.