Rita Ora ka reaguar pas tërmetit që goditi Shqipërinë në mëngjesin e ditës së sotme.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare përmes një postimi në ‘InstaStory’ ka treguar se po lutet për të prekurit nga tërmeti.

“Lutemi për Shqipërinë, zemra ime është me të gjithë të prekurit nga tërmeti”, ka shkruar Rita sipër flamurit Kombëtar të Shqipërisë.

Ndryshe, ajo sot ka ditëlindjen, këngëtarja kosovare mbushi plotë 29 vjet.