Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve po vazhdon rinumërimi i mbi 1 mijë e 400 vendvotimeve, ku vetëm dje janë rinumëruar 140 vendvotime.

Kurse, nga e mërkura kur ka filluar rinumërimi i vendvotimeve pas miratimit të vendimit të PZAP-së në këtë qendër janë rinumëruar 573 vendvotimet apo rreth 41 për qind.

Ndërsa, kanë mbetur për tu rinumëruar edhe 834 vendvotime.

I gjithë procesi i rinumërimit të 1428 vendvotimeve pritet të përfundoj brenda 2 javësh pasi që në QNR janë shtuar edhe kapacitetet.