Në njëzet shkolla në vend është realizuar studimi “Gjendja aktuale në Arsimin dhe Aftësimin Profesional”, i cili është përgatitur me mbështetjen e Projektit “Përshtatja e Arsimit dhe Trajnimit me nevojat e tregut të punës – ALLED 2”.

Menaxheri i programit për arsimit nga Zyra e BE-së në Kosovë, Stergios Tragoudas, deklaroi se rinia kosovare ka nevojë për arsim cilësor pas rezultateve në testin PISA.

“Ne jemi emocionues për vazhdimin e këtij projekti, pasi është rasti më unik që është bërë miratimi i saj. Ku përfshihen arsimi profesional dhe në përgjithësi. Ky projekt mundohet të gjejë përgjigje për arsimin. Rinia e Kosovës ka nevojë për arsim cilësor pas rezultatit PISA. Do të koontribuojë me arsim cilësor jo vetëm që zbaton ligjet në fakt Kosova është shembull se ligjet e mira ekzistojnë në një vend. Jo vetëm nga këndvështrimi ligjor, por edhe praktik”.

“Ky studim jep një pamje të qartë se ku qëndrojmë më trajnimin e arsimit në Kosovë. I kemi 3 vjet të plota para nesh për të sjell gjera konkrete dhe të kemi ndikim të madh në arsim”, tha ai.

Valbona Fetiu-Mjeku, udhëheqëse e divizionit për arsim dhe aftësim profesional në ministrinë e Arsimit, tha se është përgjegjësi e të gjithëve ngritja e cilësisë. Duke përmendur edhe rezultatet në testin PISA, ajo shtoi se të rinjve duhet tu jepet mundësi.

“Kisha bërë lutje të merrni më të mirën nga ky studim. Ne jemi ata që duhet t’i jepni mundësi, çdo gjë që kemi në dorë, që secili i ri që përfundon arsimin profesional të bëhen profesionistë, e kjo është PISA, dhe jo ajo që nxënësit 15 vjeçar kanë ngecë”, u shpreh Mjeku.

Albulena Zaimi, menaxhere e programit të arsimit nga ADA Kosova, theksoi se duhet të ngritet cilësia e arsimit në vend.

“Mbështetja nga BE dhe agjencia austriake bazohet në politikat e vendit dhe reformat. Qasha jonë dhe çka ne dëshirojmë të inkurajojmë është stimulimi i teorisë në praktikë. Ky raport i ka shqyrtuar politikat aktuale, por implementimi çdo herë çalon. Ne duhet të nxjerrim më të mirën nga ky studim dhe ta ngrisim cilësinë e arsimit në vend. Shkollat e përzgjedhura ta shfrytëzojnë këtë mundësi”, tha Zaimi.

Efka Heder, udhëheqëse nga Përafrimi i Arsimit për Punësim (ALLED2), ka prezantuar projektin i cili kishte për qëllim forcimin e cilësisë dhe relevanten e programeve arsimore dhe aftësuese për tregun e punës.

ALLED synon poashtu zvogëlimin e varfërisë përmes rritjes së pjesëmarrjes në tregun e punës për qytetarët në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

“IPA do të thotë instrumentet para hyrjes në BE. Projekti ynë është në përputhshmëri me raportet e mëparshme të progresit drejt procesit të BE-së. Tani që 20 vjet kemi zhvillim dhe sistemi është i pjekur mjaftueshëm për të bërë cilësi. Bërthama e projektit se çdo veprim është i ndërlidhur me cilësi, kjo do të  fokusohet në institucionet. Sistemi i arsimit në politikat e BE-së është arsimi dhe arsimi profesional”, u shpreh Heder.