Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) bën prezantimin e studimit të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi.

Ky studim titullohet   “E Ardhmja e Procesit të Pajtimit përbrenda Kosovës dhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Kontekstin e Marrëveshjes Finale Eventuale”.
Përveç tjerash, në konferencë do të shpalosen disa nga gjetjet kryesore dhe rekomandimet nga studimi në fjalë.
Ky studim ofron këshilla dhe sugjerime konkrete për institucionet e Kosovës se cili duhet të jetë pozicioni specifik i Kosovës në çështjen e lartëpërmendur.