FIFA ka publikuar renditjen e re pas përfundimit të ndeshjeve të muajit nëntor.

Përfaqësuesja e Kosovës ka rënë për një pozicion nga renditja e fundit.

‘Dardanët’ ishin në vendin e 114-të në muajin tetor, por dy humbjet ndaj Çekisë dhe Anglisë, kanë bërë që ata tashmë të zënë vendin e 115.

Kosovës i janë hequr 10 pikë, pra nga 1184 sa kishte herën e kaluar tani tubon 1174.