Categories: Qendrore

Refuzohet ankesa e VV-së për numërimin e 392 pakove me vota nga diaspora

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për të numëruar 392 pakot me fletëvotime të ardhura me postë nga diaspora, e të cilat kanë arritur në KQZ më 12 nëntor.

PZAP-ja, në seancën e mbajtur sot, ka shqyrtuar gjithsejtë 14 ankesa, prej tyre një ankesë e paraqitur me datën 22.11.2019 nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, me të cilin ka kërkuar që të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të bëjë verifikimin dhe numërimin e 392 pakove me fletëvotime të dorëzuara me postë nga votuesit jashtë Kosovës dhe 13 ankesa të cilat kanë të bëjnë pretendimet me administrimin dhe rinumërimin e Vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve – QNR, njofton kumtesa,

Siç thotë PZAP-ja, prej këtyre 13 ankesave, 3 i ka paraqitur VV-ja dhe 10 ankesa i ka paraqitur Koalicioni Nisma AKR – PD.

“Ankesa e paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje: Anr.507/2019 e datës 22.11.2019 hedhet e palejueshme. Ndërsa ankesat lidhur me administrimin dhe rinumërimin e Vendvotimeve në Qendrën Numërimit dhe Rezultateve – QNR janë vendosur si në vijim: 5 ankesa janë pranuar të bazuara, 1 ankese është pranuar pjesërisht e bazuar, 6 ankesa janë refuzuar të pabazuara dhe 1 ankese është hedhur e pasafatshme”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet në njoftim, aktualisht në PZAP nuk ka ankesa të pavendosura që do të thotë se ky institucion i ka shqyrtuar dhe vendosur brenda afatit ligjor të gjitha ankesat e pranuara deri në momentin kur është lëshuar kjo komunikatë.

Redaksia

Recent Posts

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

5 hours ago

Skenderaj/Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në mesditë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe…

10 hours ago

Skenderaj, kjo është lista e 18 mësimdhënësve të rinjë që u pranuan (DOKUMENT)

Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj ka shpallur rezultatet për plotsëimin e vëndeve të lira…

1 day ago

Publikohet dokumenti i plotë i përbashkët i Kosovës dhe SHBA-së

Sot në Prishtinë është arritur një marrvëeshje në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Kosova dhe…

1 day ago

Ndodh veç në Kosovë/ 2 policë kapen duke vjedhur shtalba tek Liqeni

Sot gjatë ditës, dy zyrtarë policorë janë kapur teksa vjedhin misër në një arë afër…

1 day ago

Fifi një super-femër pas dobësimit, ‘çmend’ me pamjen e fundit

Ndonëse në moshë të re Fifi u bë një kantautore shumë e suksesshme, shkruan ORAinfo.…

1 day ago