Juventus mund të humbasë sulmuesin Paulo Dybala, në fund të sezonit.

Sipas mediave italiane, Barcelona dhe Real Madrid po mundohen ta transferojnë argjentinasin në kampionatin spanjoll.

Dybala është në formë të mrekullueshme këtë sezon pasi në ndeshjet fundit ka qenë lojtari i ndeshjes.

Problemi për dy gjigantët spanjoll është që drejtori sportiv, Fabio Paratici është duke punuar për t’i ofruar argjentinasit një kontratë të re. Nëse ndodh kjo gjë, atëherë lojtari do mbetet në klub deri në vitin 2022.