Categories: Kuriozitete

Rakitic i bën “presion” Barcelonës: Qëndroj vetëm nëse luaj

Ivan Rakitic është i hutuar me gjendjen në të cilën ndodhet momentalisht në Barcelonë, duke thënë se dëshiron të luajë më shumë dhe se nuk ka vend më të mirë për ta ërë atë se te gjiganti i La Ligës.

Përfaqësuesi i Kroacisë i bëri vetëm paraqitjen e dytë titullar në La Ligë këtë sezon dhe të parën që prej shtatorit të dielën në fitoren 1:0 kundër Atletico Madridit.

Rakitic, i cili luan në Barçë që prej vitit 2014, thotë se dëshiron të qëndrojë në Camp Nou nëse i ofrohet mundësia për të luajtur më shpesh.

“Nuk e kuptoj këtë gjendje sepse dua të luaj. Nëse luaj, atëherë nuk ka vend më të mirë se Barça”, tha Rakitic.

“Pata thënë se ma kanë marrë topin për të treguar se sa shumë e dua futbollin. Gjithçka që dua është ta shijoj atë që e bëj më së miri, sepse ende kam shumë për të dhënë”, shtoi ai.

Redaksia

Recent Posts

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

22 hours ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

22 hours ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

2 days ago

Skenderaj/Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në mesditë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe…

2 days ago

Skenderaj, kjo është lista e 18 mësimdhënësve të rinjë që u pranuan (DOKUMENT)

Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj ka shpallur rezultatet për plotsëimin e vëndeve të lira…

3 days ago

Publikohet dokumenti i plotë i përbashkët i Kosovës dhe SHBA-së

Sot në Prishtinë është arritur një marrvëeshje në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Kosova dhe…

3 days ago