Categories: Kuriozitete

Raiola e lë të hapur mundësinë që Haaland të transferohet në Premierligë

Menaxheri i sulmuesit të njohur të Borusia Dortmundit Erling Haland, Mino Raiola la të kuptohet se klienti i tij në të ardhmen mund të vendosë të aktivizohet në kampionatin anglez.

Për “Sky Sport News”, agjenti i shumë yjeve të futbollit shprehet se kalimi i 19-vjeçarit nga Salzburgu (Austri) te Borusia Dortmundi (Gjermani) ishte një hap i nevojshëm në karrierën e futbollistit.

Për sa i përket aspiratave për të luajtur në Angli, Raiola thekson se për një kampionat të nivelit elitar, duhet që çdo lojtar të përgatitet më së miri duke lënë të kuptohet se Haland po ecën në mënyrën e duhur për t’u bërë një yll i ardhshëm i futbollit britanik.

“Mendoj se kalimi në Gjermani ishte mënyrë e duhur për Halandin. Nëse flasim për kampionatin anglez duke e konsideruar si majën më të rëndësishme të piramidës së futbollit, ju duhet të tregoheni të kujdesshëm për të shkuar atje. Mendoj se Halandi po e përgatit veten për të arritur maksimumin. Është tepër i ri dhe ka ende kohë përpara”, shprehet Raiola.

Haland debutoi në mënyrë fantastike në ndeshjen e parë zyrtare me Borusia Dortmundin duke realizuar tripletë ndaj Augsburgut fundjavën e kaluar.

Manchester United dhe Juventusit tentuan ta blinin norvegjezin gjatë janarit, por Dortmundi fitoi garën duke arritur të blesë Halandin.

Redaksia

Recent Posts

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

6 hours ago

Skenderaj/Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në mesditë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe…

10 hours ago

Skenderaj, kjo është lista e 18 mësimdhënësve të rinjë që u pranuan (DOKUMENT)

Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj ka shpallur rezultatet për plotsëimin e vëndeve të lira…

1 day ago

Publikohet dokumenti i plotë i përbashkët i Kosovës dhe SHBA-së

Sot në Prishtinë është arritur një marrvëeshje në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Kosova dhe…

1 day ago

Ndodh veç në Kosovë/ 2 policë kapen duke vjedhur shtalba tek Liqeni

Sot gjatë ditës, dy zyrtarë policorë janë kapur teksa vjedhin misër në një arë afër…

1 day ago

Fifi një super-femër pas dobësimit, ‘çmend’ me pamjen e fundit

Ndonëse në moshë të re Fifi u bë një kantautore shumë e suksesshme, shkruan ORAinfo.…

1 day ago