Categories: Qendrore

QNR: Rinumërimi mbyllet për 8 ditë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri tani janë numëruar 43 për qind e vendvotimeve të cilat me vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa u urdhëruan të shkojnë në rinumërim.

Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmteaj ka mohuar edhe akuzat për manipulime të hedhura nga analistë politikë pas vendimit që të rinumërohen vetëm 1428 vendvotime nga 1472 sa ishte marrë vendim nga PZAP.

Fillimsht, Ahmetaj për KosovaPress ka thënë se deri pasditen e sotme janë rinumëruar 605 vendvotime.

Sipas tij me këtë dinamikë të punës u duhen edhe 7 deri në 8 ditë për të përfunduar procesi i rinumërimit të 1428 vendvotimeve.

Ahmetaj tha se QNR ka kapacitete të mjaftueshme për të përfunduar me kohën e paraparë procesin e rinumërimit.

E lidhur me vendvotimet që me vendim të PZAP-së fillimisht u vendos që të rinumërohen 1472 vendvotime e më pastaj u tha se do rinumërohen vetëm 1428 të tilla, dyshime për manipulim nga ana e PZAP-së po hedh analisti politik, Ramush Tahiri.

Sipas tij karshi vendimit të PZAP duhet të veprojnë institucionet përgjegjëse.

E lidhur me këtë çështje ka dhënë shpjegime koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj sipas të cilit vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nuk ka vend për dyshim.

Kujtojmë që pas ankesave të subjekteve politike të pranuara nga PZAP pas publikimit të rezultateve përfundimtare të KQZ-së lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, ky institucion mori vendim që të rinumërohen 1472 vendvotime, e që më pastaj u vendos të rinumërohen prej tyre vetëm 1428, pasi është vlerësuar se 44 vendvotime duhet të largohen nga rinumërimi është shkak se ato janë rinumëruar gjatë procesit të rinumërimit të mëhershëm.

Redaksia

Recent Posts

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

6 hours ago

Skenderaj/Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në mesditë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe…

10 hours ago

Skenderaj, kjo është lista e 18 mësimdhënësve të rinjë që u pranuan (DOKUMENT)

Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj ka shpallur rezultatet për plotsëimin e vëndeve të lira…

1 day ago

Publikohet dokumenti i plotë i përbashkët i Kosovës dhe SHBA-së

Sot në Prishtinë është arritur një marrvëeshje në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Kosova dhe…

1 day ago

Ndodh veç në Kosovë/ 2 policë kapen duke vjedhur shtalba tek Liqeni

Sot gjatë ditës, dy zyrtarë policorë janë kapur teksa vjedhin misër në një arë afër…

1 day ago

Fifi një super-femër pas dobësimit, ‘çmend’ me pamjen e fundit

Ndonëse në moshë të re Fifi u bë një kantautore shumë e suksesshme, shkruan ORAinfo.…

1 day ago