Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që t’u dal në ndihmë familjeve shqiptare të prekura nga tërmeti në Shqipëri, duke formuar ekipet mobile për këtë qëllim.

Stafi mjekësor i QKMF-së ka mbajtur një takim për të bërë planin e duhur, rreth ofrimit të shërbimeve shëndetësore për familjet që kanë gjetur strehim në komunën e Skenderajt, dhe ka bërë të ditur se do të jenë në shërbim 24 orë në ditë, për çdo rast të paraqitur.