Pronarët e bizneseve në Mitrovicë janë duke protestuar para Komunës, në kundërshtim të vendimit për orarin e punës.

Biznesmenët po thonë se kjo rregullore po i dëmton ata dhe po favorizon komunat afër Mitrovicës, si Vushtrria, Skënderaj dhe Mitrovica e Veriut, shkruan jepi zë.

Ndryshe, vendimi që po kundërshtohet parasheh shkurtim të orarit të punës gjatë ditëve të javës dhe mbyllje gjatë të dielave.