Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotos së personit të kërkuar më Letërreshtim, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i dyshuar është:

ELTON (Arif ) ARIFAJ i lindur me 13.09.1985 në Pejë.

I dyshuari është i kërkuar për veprën penale:
1- (një) rast për veprën penale “Blerje, Posedim, Shpërndarje, apo shitje e
paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm apo substancave psikotrope dhe analoge”.

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.