Tashmë është hera e dytë që një person i panjohur po ju sjell dosje të Task Forcës Speciale të Hetimeve, OVL-UÇK-së.

Edhe kësaj radhe u prezantuan nga krerët e OVL-UÇK-së, duke akuzuar specialen që po i dalin dokumentet, shkruan Gazeta Infokus.

Veçse tash nënkryetari i OVL-UÇK-së tha që ishte një person tjetër që i ka sjell dokumentet.

“Tash e kemi pa, e njekëm e iki, e ka kap e ka ngreh e ka ikë, do të thotë nuk është prersoni i njëjtë, është vesha e forma e veshjes ka qenë ndryshe, më i gjatë e më i zhvilluar, për mu është dashamir ky që po i bjen, prapë tha kam me i pru”, ka thënë Haradinaj.