Nga Anglia nuk vijnë lajme të mira për Interin. Dëshira e madhe e Antonio Contes për merkaton e janarit është Arturo Vidal. Mesfushori nuk po arrin të kthehet në një titullar të Barcelonës dhe nuk e ka përjashtuar largimin në dimër.

Por gara për shërbimet e 32-vjeçarit kilian do të jetë e fortë. The Sun raporton se edhe Manchester United po tenton të blejë Vidal në janar. Solskjaer kërkon muskuj, eksperiencë dhe agresivitet në mesfushë, karakteristika që plotësohen nga lojtari latin.

Interi duhet të veprojë shpejt dhe të arrijë akordin me lojtarin, i cili preferon ribashkimin me Conten, trajner me të cilin ka punuar më parë te Juventus, por oferta e “Djajve të Kuq” mund ta bëjë të ndryshojë mendim rreth së ardhmes.