Categories: Qendrore

Pastrohet liqeni i Batllavës, apelohet që të mos ndotet uji

Organizata Sundimi i Demokracisë në Kosovë SDK të shtunën ka organizuar aktivitet për pastrimin përreth liqenit duke vendosur edhe tabela që bartin mesazhe për vetëdijësimin qytetar ndaj ruajtjes së ujit të pijshëm në Liqenin e Batllavës

Uji është jete, mos e ndot atë! Mendo sot për një te ardhme te shëndetshme! VENDIMI varet nga TI!

Ky është mesazhi qe do të mirëpret qytetaret qe vizitojnë Liqenin e Batllaves , duke shpresuar që ti thërrasim në ndërgjegjejën e secilit për ruajtjen e ambientit dhe kujdesin e burimeve ujore .

Meqenëse Liqeni “Batllava” është një prej liqeneve të mëdha në Kosovë, nga i cili furnizohen një numër i madh i banorëve me ujë të pijshëm, është mjaft e rëndësishme pastërtia dhe ruajtja e mjedisit të pastër

SDK, duke qenë vazhdimisht aktive, është e përkushtuar që nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të ndikoj në rritjen e vetëdijes qytetare dhe njëkohësisht të avokoj tek institucionet, për përkujdesjen ndaj ujit duke siguruar mirëmbajtje permanente përreth liqenit te Batllaves  në Orllan.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Aktivizmi qytetar dhe institucional në përmirësimin e gjendjes së mjedisit për ujë cilësor” projekt ky që mbështetet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe është duke u implementuar nga OJQ SDK.

Redaksia

Recent Posts

Komuna e Skenderajt shpall konkurs për 11 mësimdhënës (Dokument)

Drejtoria për Arsim në Komunën e Skenderajt ka hapur konkurs për punësimin e 1 mësimdhënësve…

1 day ago

Skenderaj/Covid19: Ky është numri i përgjithshëm i të infektuarve

27 raste në komunën e Skenderajt janë aktivë me Covid19, që prej se u shfaqen…

1 day ago

Skenderaj/Komuna “hapë” kuletën

Saktësisht 3 milionë e 872 mijë e 998 euro janë planifikuar të investohen në projekte…

2 days ago

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

3 days ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

3 days ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

4 days ago