Disa pamje të shfaqura të hënën në tregun e kafshëve, që ndodhet në fshatin Polac të Skenderajt, tregojnë papërgegjshmërinë e qytetarëve, veçmas atyre që bëjnë pazar, duke hedhur mbetjet vend e pavend.

Në një fotografi që ka shpërnda në “Facebook”, Isuf Hoti-kryetar i fshatit Polac, vërehet hedhja në rrugë e organeve të brendshme të bagëtisë së therur, dhe një qen që pret për vaktin e tij ditor, ku gjendja e tillë rrezikon shëndetin e njeriut.

Duke marrë shkas nga gjendja, Hoti ka apeluar te qytetarët të jenë të kujdesshëm duke mos i hedhur mbeturinat të çfardo lloji qofshin ato në vende që nuk janë të caktuara.

Vlen të theksohet se veprimet e tilla janë të sanksionuara me gjoba mandatore nga organet përkatëse. Dhe përveç kësaj, të tilla veprime ndikojnë negativisht në ambientin e përgjithshëm. (TV Drenica)