Zëvendësndihmëssekretari i Shtetit amerikan, Matthew Palmer, ka vizituar sot Serbinë, ku edhe është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë takim të pranishëm ishin edhe përfaqësus të tjerë shtetërorë të Amerikës dhe Serbisë, kurse pritet që ndër çështjet kryesore të diskutimit të jetë arritja e marrëveshjes me Kosovën.

Pak ditë më parë Palmeri ka deklaruar se Serbia kurrë nuk do të hyjë në BE nëse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.