Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, gjatë qëndrimit në Kosovë ka takuar krerët e të gjitha partive politike në vend, përveç Albin Kurtit, të cilin e kishte takuar të mërkurën në Shkup.

Palmer ka takuar gjithashtu edhe ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq, i cili kishte garuar në zgjedhjet e 6 tetorit edhe përkundër presionit e kërcënimeve të mëdha nga Beogradi që hapur përahte Listën Serbe të Goran Rakiqit.

Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale (SLS), Petroviq për këtë takim ka njoftuar përmes profilit të tij zyrtar në ‘facebook’.

Petroviq gjatë gjithë kohës ka qenë në shënjestër të Beogradit. Lista Serbe e linçuar publikisht se po punon kundër interesave të Serbisë dhe e kanë quajtur edhe si “njeri të shitur të Perëndimit.

Fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur i gatshëm të bashkëpunoj me Rashiqin dhe Petroviqin, por jo edhe me Listën Serbe.