Categories: Qendrore

Osmani pret zëvendësdrejtorin menaxhues të Fondit Ndërkombëtar

Nënkryetarja e LDK-së, Dr. Vjosa R. Osmani e shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë, Besian Mustafa dhe Lumir Abdixhiku kanë pritur sot në takim z. Tao Zhang, Zëvendësdrejtor Menaxhues i Fondit Ndërkombëtar Monetar i shoqëruar nga znj. Stephanie Eble, Përfaqësuese e Lartë Rezidente, Gabriel Di Bella, shef i Misionit në Kosovë, Mentor Mehmedi, Këshilltar i Drejtorit Ekzekutiv dhe Selim Thaçi, ekonomist.

Dr. Osmani falënderoi z. Zhang për bashkëpunimin e deritanishëm të FMN-së me institucionet e Kosovës që nga viti 1999 duke u shprehur që “është objektivë e jona, në kuadër të programit të Qeverisë së re, e cila do të formohet shumë shpejtë falë bashkëpunimit në mes të LDK-së dhe LVV-së, që të përqendrohemi tek rritja e punësimit ndër të rinjtë dhe gratë.” Sa i përket zhvillimit ekonomik, dr. Osmani theksoi se “sektori privat është motori kryesor i zhvillimit ekonomik përderisa Qeveria e re do të përqendrohet tek investimet në kapitalin dhe potencialin njerëzor të qytetarëve të Kosovës.”

Duke shprehur interesin e LDK-së të thellojë bashkëpunimin me FMN-në në kuadër të programeve qeverisëse, dr. Osmani rikujtoi edhe një herë që “LDK, si parti e qendrës së djathtë, do të sigurohet që shpenzimet buxhetore të institucioneve kosovare gjithnjë do të jenë brenda kornizës së makrostabilitetit ekonomik në Kosovë, përgjegjësisë fiskale dhe maturisë buxhetore.”

z. Zhang falënderoi dr. Osmanin për pritjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të promovuar nga LDK-ja në Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës. Duke falënderuar dr. Osmanin për zotimin për planifikim buxhetor të mirëfilltë shpalosi edhe interesimin e FMN-së drejt politikave dhe programeve që avancojnë mbrojtjen e ambientit në Kosovë dhe anekënd Botës.

Redaksia

Recent Posts

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

12 hours ago

Skenderaj/Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në mesditë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe…

17 hours ago

Skenderaj, kjo është lista e 18 mësimdhënësve të rinjë që u pranuan (DOKUMENT)

Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj ka shpallur rezultatet për plotsëimin e vëndeve të lira…

1 day ago

Publikohet dokumenti i plotë i përbashkët i Kosovës dhe SHBA-së

Sot në Prishtinë është arritur një marrvëeshje në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Kosova dhe…

1 day ago

Ndodh veç në Kosovë/ 2 policë kapen duke vjedhur shtalba tek Liqeni

Sot gjatë ditës, dy zyrtarë policorë janë kapur teksa vjedhin misër në një arë afër…

1 day ago

Fifi një super-femër pas dobësimit, ‘çmend’ me pamjen e fundit

Ndonëse në moshë të re Fifi u bë një kantautore shumë e suksesshme, shkruan ORAinfo.…

1 day ago