Categories: Qendrore

NISMA pret rezultatet përfundimtare për të ju drejtuar PZAP-it

Nisma Socildemokrate po pret shpalljen e rezultateve për të bërë ankesë te Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Kështu ka thënë anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Xhevdet Smakiqi.

“Në momentin që shpallet rezultati përfundimtar nga KQZ, ne konform ligjit për zgjedhjet neni 122 kemi të drejtë me i’u drejtu PZAP-së edhe presim që PZAP-i me na aprovu për shkak të provove të parrëzueshme që i ka NISMA, publiku dhe KQZ që pakot nga Serbia me zarfe kanë ardhë në kundërshtim me ligjin për zgjedhjet”, ka thënë Smakiqi.

Ai tha se Nisma ka kaluar pragun me votat e rregullta, kurse votat e paligjshme nga Serbia nuk i llogaritin, transmeton Express.

“Votat e rregullta dhe numërimet që kanë ndodhur konform ligjit për zgjedhjet Nisma ka dalur mbi pesë për qind dhe është pjesë e Kuvendit të Kosovës, ne nuk numërojmë e as nuk llogaritim vota të paligjshme”, ka thënë ai.

Redaksia

Recent Posts

Komuna e Skenderajt shpall konkurs për 11 mësimdhënës (Dokument)

Drejtoria për Arsim në Komunën e Skenderajt ka hapur konkurs për punësimin e 1 mësimdhënësve…

1 day ago

Skenderaj/Covid19: Ky është numri i përgjithshëm i të infektuarve

27 raste në komunën e Skenderajt janë aktivë me Covid19, që prej se u shfaqen…

1 day ago

Skenderaj/Komuna “hapë” kuletën

Saktësisht 3 milionë e 872 mijë e 998 euro janë planifikuar të investohen në projekte…

2 days ago

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

3 days ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

3 days ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

4 days ago