Categories: Qendrore

Nisma: AKR është e lirë t’i marrë vendimet vet

Koalicioni Nisma-AKR-PD akoma janë në rrezik për të mos e kaluar pragun zgjedhor.

Kandidatja për deputete nga Nismës Socialdemorakte, Albulena Balaj ka deklaruar për “Zërin”, se Nisma nuk ndjehet e rrezikuar për moskalim të pragut pasi siç ka thënë ajo janë 25 vota mbi pragun dhe presin që ky numër të rritet. “Nuk ndihemi të rrezikuar sepse kemi pas rritje. Nuk besoj se kjo na rrezikon neve për të mos e kaluar pragun. Momentalisht jemi 25 vota. Me rinumërimin e vendvotimeve tjera do të dalin edhe vota të tjera”, ka theksuar ish deputetja Balaj.

këto ditë pati deklarata nga partia AKR, e cila është në koalicion me Nismën se kjo e fundit i ka dëmtuar në zgjedhje dhe se ekziston mundësia që AKR të dalë nga koalicioni. Për këtë Balaj ka thënë se është zgjedhje e AKR-së nëse dëshiron të qëndrojë në koalicion apo jo. Sipas saj në parti akoma nuk është folur se çfarë do të ndodhë tutje pas certifikimit të rezultateve.

“Është zgjedhje e AKR-së nëse e bëjnë. Por ajo që mund të them është se ne nuk e kemi shqyrtuar ende as ne kryesi dhe as në organe të partisë se cilat do të jenë veprimet tona në të ardhmen. Por ka kohë pas certifikimit të rezultateve ne jemi këtu për të diskutuar”, ka deklaruar ajo, për këtë të përdiotshme.

Redaksia

Recent Posts

Komuna e Skenderajt shpall konkurs për 11 mësimdhënës (Dokument)

Drejtoria për Arsim në Komunën e Skenderajt ka hapur konkurs për punësimin e 1 mësimdhënësve…

5 hours ago

Skenderaj/Covid19: Ky është numri i përgjithshëm i të infektuarve

27 raste në komunën e Skenderajt janë aktivë me Covid19, që prej se u shfaqen…

5 hours ago

Skenderaj/Komuna “hapë” kuletën

Saktësisht 3 milionë e 872 mijë e 998 euro janë planifikuar të investohen në projekte…

12 hours ago

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

2 days ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

2 days ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

3 days ago