Newcastle ka arritur ta ndalë Manchester Citynë në kuadër të javës së 14-të në Ligën Premier, pasi ndeshja përfundoi 2-2.

Sterling arriti të shënoj në minutën e 22’ por vetëm tre minuta më vonë Willems e barazoi rezultatin e me këto dy gola edhe përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, por e dyta kishte një ritëm të lojës edhe më të shpejtë. Në minuten e 82 De Bruyne arriti që ta dërgojë përsëri në epërsi Manchester Cityn por pas gjashtë minutash Shelvey me një gol të mrekullueshëm e barazoi rezultatin .

Pas javës së 14-të, Manchester City gjendet në vendin e dytë me 29 pikë, aq sa ka edhe Leicesteri me një ndeshje më pak.