Vetëm 500 minuta në 13 ndeshje mes kampionatit Spanjoll dhe Ligës së Kampionëve, duket se nuk e kanë kënaqur plotësisht mesfushorin kilen Arturo Vidal, i cili në një intervistë për mediat spanjolle deklaroi se do të rishikojë të ardhmen e tij.

Mesfushori ka marrë shpesh garancinë e trajnerit Valverde, se është brenda projektit teknik, por minutat në fushë tregojnë se nuk është pjesë e rëndësishme e “blaugranave”, ndaj edhe Vidal ka dyshime për të ardhmen.

“Nëse nuk ndihem i rëndësishëm, në dhjetor, ose në verë duhet të gjej një zgjidhje tjetër, për t’u rikthyer si protagonist. Do të më pëlqente të qëndroja te Barça përgjithmonë, por duhet të jem objektiv dhe të analizoj gjërat ditë pas dite”, deklaroi Vidal.

Mesfushori kilen kërkohet me ngulm nga Antonio Conte ne Interi, që po kalon një moment të vështirë në atë repart, për shkak të dëmtimeve të shpeshta, ndaj zikaltrit janë gati të tentojnë transferimin e tij që në janar. Vetë Vidal sapo e ka dhënë një asist.