Categories: Qendrore

Në zyrën e Kurtit, dy lobistët e kompanisë që u pagua për librin e Thaçit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar sot me dy kongresmenë amerikanë.

Kurti ka pritur në takim Kongresmenin Earl Pomeroy dhe Pia Pyle që të dy pjesë e ekipit të senatorit Robert Dole.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i VV-së, Haki Abazi nëpërmjet një postimi në Facebook ku është shprehur se në këtë takim është biseduar për rëndësinë e bashkëpunimit midis Kosovës dhe ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.

Ai ka informuar gjithashtu se Kurti është ftuar të vizitojë SHBA-të.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot, paradite në selinë qendrore të LVV, kryetari i LVV Albin Kurti ka pritur në takim Kongresmenin z. Earl Pomeroy dhe znj. Pia Pyle, që të dy pjesë e ekipit të Senatorit të mirënjohur z. Robert (Bob) Dole.

Biseda u zhvillua në atmosferë shumë miqësore dhe të ngrohtë. Nga të dy palët u bë përmbledhje e marrëdhënieve dhe kontributit të senatorit Dole dhe zyrtarëve tjerë Amerikan për procesin e shtetndërtimit. Gjithashtu u reflektua mbi rëndësinë e bashkëpunimit, informimit të rregulltë e të dyanshëm dhe hapave konkret drejtë avancimit të marrëdhënieve bilaterale, në koordinim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne Kosovë.

Në përmbyllje të takimit u shkëmbyen ftesat për vizitë të z. Kurti në SHBA.

Redaksia

Recent Posts

Komuna e Skenderajt shpall konkurs për 11 mësimdhënës (Dokument)

Drejtoria për Arsim në Komunën e Skenderajt ka hapur konkurs për punësimin e 1 mësimdhënësve…

1 day ago

Skenderaj/Covid19: Ky është numri i përgjithshëm i të infektuarve

27 raste në komunën e Skenderajt janë aktivë me Covid19, që prej se u shfaqen…

1 day ago

Skenderaj/Komuna “hapë” kuletën

Saktësisht 3 milionë e 872 mijë e 998 euro janë planifikuar të investohen në projekte…

2 days ago

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

3 days ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

3 days ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

4 days ago