Categories: Lokale

Në Mitrovicë të Veriut gjenden mbetje mortore

Autoritetet e Kosovës konfirmuan se gjatë gërmimeve në brendësi të hapësirës së varrezave të komunitetit mysliman në Mitrovicë të Veriut kanë gjetur të mërkurën mbetjet mortore të së paku dy personave, që dyshohet se janë viktima të luftës së fundit në Kosovë dhe janë në listën e personave të pagjetur deri më tash.

Lajmin e bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur.

“Në zbatim të urdhëresës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, janë realizuar gërmimet e nevojshme, të cilat kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e pjesëve kockore të së paku dy personave. Në procedurën e mëtutjeshme, në kuptimin e ekzaminimeve mjeko-ligjore, përfshirë edhe identifikimin përmes analizës së ADN-së, do të mund të përcaktohet numri i personave të zhvarrosur, si dhe identiteti i tyre”, tha Gara.

Në vendin ku janë gjetur këto mbetje kockore, ekipe të caktuara të Mjekësisë Ligjore të Kosovës edhe dy herë më parë kanë bërë gërmime, duke gjetur mbetjet mortore të një personi.

Autoritetet e Kosovës, gjatë vitit 2019, kanë kryer gërmime në 26 lokacione brenda territorit të Kosovës, të dyshuara për varreza masive.

Gërmimet, javën e kaluar, në kampusin universitar në Prishtinë, të cilat kanë përfunduar pa ndonjë gjetje, nuk janë të fundit për këtë vit, kanë thënë zyrtarët e Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur.

Rreth 6,500 persona kanë rezultuar si të pagjetur në përfundim të luftës në Kosovë, në vitin 1999.

Në varrezat masive në Kosovë dhe në Serbi tashmë janë gjetur rreth 70 për qind e tyre.

Ndërkaq, fati dhe vendndodhja e rreth 1,600 personave të tjerë nuk dihen ende.

Redaksia

Share
Published by
Redaksia

Recent Posts

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

20 hours ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

20 hours ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

2 days ago

Skenderaj/Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në mesditë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe…

2 days ago

Skenderaj, kjo është lista e 18 mësimdhënësve të rinjë që u pranuan (DOKUMENT)

Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj ka shpallur rezultatet për plotsëimin e vëndeve të lira…

3 days ago

Publikohet dokumenti i plotë i përbashkët i Kosovës dhe SHBA-së

Sot në Prishtinë është arritur një marrvëeshje në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Kosova dhe…

3 days ago